Flamingot Vendosin
Nisma qytetare2026

Demokraci e drejtpërdrejtë

ZËRI YT NXIT
DEBATIN PUBLIK.

Ngri një ide

Ngrini një ide, mblidhni vota nga qytetarët e tjerë. Kur një ide merr mbi 1.000 vota, tërheq vëmendjen e medias, aktivistëve dhe politikëbërësve.

25

Ide gjithsej

0

Ide të mbështetura

1.000

Pragu i votave

Zëra në pritje

Të gjitha idetë

25 ide

Kapja e universiteteve nuk ndodh vetëm përmes plagjiaturës, por edhe përmes punësimeve të mbyllura, fondeve të paqarta, tenderimeve të dyshimta dhe favoreve administrative. Kjo ul cilësinë, largon njerëzit kompetentë dhe e kthen universitetin në zgjatim të interesave private ose politike.

Anonim · 23.06.2026

8 / 1.000 votaEdhe 992 për mbështetje

Një universitet nuk mund të udhëhiqet me standarde të dyfishta. Kur persona me plagjiaturë të provuar ose shkelje të rënda etike mbajnë poste drejtuese, mesazhi për studentët dhe stafin është se karriera vlen më shumë se ndershmëria.

Anonim · 23.06.2026

8 / 1.000 votaEdhe 992 për mbështetje

Universitetet nuk mund të ndërtojnë cilësi kur promovimi, drejtimi dhe vendimmarrja mbeten të ekspozuara ndaj plagjiaturës, konfliktit të interesit ose lidhjeve informale. Kjo dëmton studentët, pedagogët e ndershëm, reputacionin e diplomave dhe besimin publik te arsimi i lartë.

Anonim · 23.06.2026

8 / 1.000 votaEdhe 992 për mbështetje

Shteti humb besimin kur administrata, drejtorët, drejtuesit e institucioneve, deputetët dhe funksionarët politikë emërohen ose mbrohen mbi bazë rrjeti, besnikërie partiake, ndikimi informal, pasurie të pajustifikuar ose mungese integriteti. Kjo dëmton qytetarët, shërbimet publike, konkurrencën e ndershme, fondet publike dhe procesin e integrimit europian. Kur përgjegjësia publike trajtohet si pronë politike, institucioni nuk i shërben më qytetarit, por interesit që e ka kapur.

Anonim · 23.06.2026

6 / 1.000 votaEdhe 994 për mbështetje

Në Shqipëri një nga faktorët që fryn çmimet e banesave është mungesa e njër standardi ligjor për matjen e sipërfaqes. Shitësit përfshijnë shpesh ballkonet, terracet, bodrumet dhe hapësirat e përbashkëta si metër katror banimi i plotë dhe blerësi paguan çmim të lartë për hapësira që në realitet nuk i banon. Nuk ka asnjë detyrim për të dalluar sipërfaqen e banimit nga ajo ndihmëse, dhe nuk ka asnjë sanksion kur deklarimet janë të fryra.

Anonim · 23.06.2026

5 / 1.000 votaEdhe 995 për mbështetje

Kur promovimet akademike vlerësohen vetëm brenda të njëjtit universitet ose rrjet institucional, rritet rreziku i klientelizmit, presionit, reciprocitetit dhe vendimeve jo meritokratike. Kjo dekurajon njerëzit e aftë dhe mbron mediokritetin e organizuar.

Anonim · 23.06.2026

4 / 1.000 votaEdhe 996 për mbështetje

Kur specialistët dhe shërbimet përqendrohen vetëm në Tiranë ose në sektorin privat, familjet nga qytetet e tjera detyrohen të udhëtojnë vazhdimisht dhe të përballojnë vetë kostot. Fëmija mund të vizitohet veçmas nga psikologu, logopedi dhe mjeku, pa koordinim mes tyre dhe pa një plan të përbashkët. Kjo nuk është vetëm humbje kohe, por ka kosto të lartë, sepse në këto raste ndërhyrja e hershme është veçanërisht e rëndësishme

Anonim · 23.06.2026

3 / 1.000 votaEdhe 997 për mbështetje

Diagnostikimi i autizmit, ADHD-së, disleksisë dhe vështirësive të tjera neurozhvillimore nuk mund të mbështetet në një test të vetëm. Ekzistojnë shumë lloje testesh dhe rezultatet mund të ndikohen nga mosha,gjinia, gjuha, zhvillimi, mjedisi familjar dhe vështirësi të tjera që mund të ketë fëmija. Kur vlerësimi bëhet nga një profesionist i vetëm ose pa një protokoll të përbashkët (rasti i Shqipërisë), familjet mund të marrin përfundime të ndryshme për të njëjtin fëmijë, duke vonuar diagnozën si dhe ndërhyrjen.

Anonim · 23.06.2026

3 / 1.000 votaEdhe 997 për mbështetje

Në Shqipëri ekziston një hendek i madh ndërmjet asaj që të rinjtë mësojnë në shkollë dhe aftësive praktike që kërkojnë ekonomia, prodhimi dhe industritë krijuese Shqipëria ka tradita të pasura në punimin e tekstilit, lëkurës, gurit, drurit dhe metaleve, por shumë prej këtyre aftësive po humbasin sepse nuk transmetohen përmes një sistemi të organizuar. Shqipërisë i duhet një sistem që e lidh arsimin me një spektër shumë më të gjerë profesionesh: - punimin e lëkurës dhe prodhimin e artikujve të luksit - punimin e gurit, drurit, qeramikës dhe metaleve - argjendari, bizhuteri dhe restaurim objektesh - rrobaqepësi, qëndisje, tekstile dhe kostumografi - fotografi, montazh, ndriçim dhe produksion filmik - skenografi, animacion, dizajn grafik dhe efekte vizuale - gastronomi, pastiçeri dhe përpunim ushqimor - arkitekturë peizazhi, restaurim dhe ruajtje të trashëgimisë - teknologji, mekatronikë, energji dhe prodhim digjital

Anonim · 23.06.2026

3 / 1.000 votaEdhe 997 për mbështetje

Çmimet e banesave dhe qirave në Shqipëri janë rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit, ndërsa pagat nuk kanë ndjekur të njëjtin ritëm. Shumë të rinj, familje të reja dhe punonjës me të ardhura mesatare e kanë të vështirë të blejnë ose të marrin me qira një banesë të përshtatshme. Ndërkohë, një numër i konsiderueshëm banesash qëndrojnë bosh për qëllime investimi ose spekulimi, duke ulur ofertën reale për banim dhe duke rritur më tej çmimet.

Anonim · 23.06.2026

3 / 1.000 votaEdhe 997 për mbështetje

Zhvillimi nuk vjen nga numri i projekteve të shpallura, por nga vlera që krijojnë investimet publike. Kur fondet shkojnë në projekte me analizë të dobët, kosto të paqarta, kontrata të mbyllura, mirëmbajtje të paplanifikuar ose përfitim të kufizuar publik, vendi humb para, kohë dhe mundësi zhvillimi. Kjo rrit borxhin, thellon pabarazitë rajonale dhe e kthen investimin publik në instrument politik, jo ekonomik.

Anonim · 23.06.2026

3 / 1.000 votaEdhe 997 për mbështetje

Një vend nuk bëhet i zhvilluar nëse humb kapitalin njerëzor përmes arsimit të dobët, ushqyerjes së pamjaftueshme, kujdesit shëndetësor të fragmentuar, mungesës së aftësive praktike dhe emigrimit të të rinjve më të aftë. Problemi nuk është vetëm largimi nga vendi; problemi më i madh është kur fëmijët dhe të rinjtë nuk marrin kushtet minimale për t’u bërë produktivë, të shëndetshëm dhe konkurrues në ekonomi.

Anonim · 23.06.2026

3 / 1.000 votaEdhe 997 për mbështetje

Shqipëria nuk pengohet vetëm nga mungesa e ligjeve, por nga zbatimi i dobët, përgjegjësia e paqartë dhe mungesa e matjes së rezultateve. Qytetarët dhe bizneset humbin kohë, para dhe besim kur shërbimet varen nga radhët, ndërhyrjet informale, diskrecioni administrativ ose mungesa e përgjigjes me afat. Kjo dobëson shtetin, nxit korrupsionin e vogël dhe ul aftësinë e vendit për të përthithur standardet dhe fondet europiane.

Anonim · 23.06.2026

3 / 1.000 votaEdhe 997 për mbështetje

Shumë nxënës dhe studentë kalojnë pjesën kryesore të ditës në shkolla dhe universitete pa akses të sigurt, të përballueshëm dhe cilësor në ushqim. Kjo prek shëndetin, përqendrimin, performancën akademike, barazinë sociale dhe dinjitetin e jetës studentore. Kur ushqimi lihet vetëm në dorë të tregut informal, kioskave, produkteve të ultraprocesuara ose kontratave të paqarta, arsimi publik dështon në një funksion bazë të kujdesit ndaj të rinjve.

Anonim · 23.06.2026

3 / 1.000 votaEdhe 997 për mbështetje

Shkeljet akademike shpesh trajtohen në mënyrë të mbyllur, selektive ose harrohen pas një kohe. Kjo krijon pandëshkueshmëri dhe lejon që persona me histori plagjiature ose abuzimi akademik të vazhdojnë të promovohen.

Anonim · 23.06.2026

3 / 1.000 votaEdhe 997 për mbështetje

Konsumatori shqiptar sheh vetëm çmimin final në raft, pa asnjë informacion mbi atë që ka marrë fermeri, sa ka kushtuar importi, apo sa janë marzhet e grumbulluesit, distributorit dhe supermarketit. Pa këto të dhëna, është e pamundur të kuptohet nëse çmimi rritet për shkak të kostove reale apo për shkak të marzheve të tepruara. Situata është veçanërisht problematike sepse zinxhiri dominohet nga pak operatorë të mëdhenj në çdo hallkë si grumbullues, distributorë e supermarkete, të cilët kanë fuqi të madhe tregu dhe operojnë pa asnjë detyrim transparence. Sot Autoriteti i Konkurrencës ndërhyn vetëm reaktivisht dhe hetimet zgjasin me vite.

Anonim · 23.06.2026

3 / 1.000 votaEdhe 997 për mbështetje

Sistemi aktual elektoral shqiptar i jep kryetarit të partisë kontroll të plotë mbi listat e kandidatëve, ai vendos kush hyn në parlament dhe kush jo. Deputetët nuk i përgjigjen zgjedhësit që i zgjodhi, por kryetarit që i vendosi në listë. Kjo krijon një klasë politike të varur, që riprodhukon verbërisht vijën e kryetarit dhe nuk ndjen asnjë presion për t'i shërbyer zonës apo qytetarit.

Anonim · 23.06.2026

3 / 1.000 votaEdhe 997 për mbështetje

Në Shqipëri nuk ekziston asnjë kufizim ligjor për numrin e mandateve që një person mund të mbajë si Kryeministër. Kjo ka lejuar që të njëjtët individë të dominojnë jetën politike për dekada, duke përqendruar pushtetin, duke dobësuar institucionet dhe duke penguar rinovimin politik. Rezultati është një skenë politike e bllokuar, ku alternativa reale nuk vjen nga ide të reja por nga rivaliteti personal i dy-tre figurave që kanë monopolizuar politikën shqiptare prej vitesh.

Anonim · 23.06.2026

3 / 1.000 votaEdhe 997 për mbështetje

Studentët me kartë identiteti universitar udhëtojnë falas në transportin publik urban në të gjitha qytetet kryesore.

Anonim · 14.06.2026

3 / 1.000 votaEdhe 997 për mbështetje

Shqipëria ka tashmë një kuadër për menaxhimin e investimeve publike. VKM-ja nr. 887/2022, e ndryshuar në vitet 2024 dhe 2025, parashikon studime fizibiliteti dhe kontroll nga Ministria e Financave dhe SASPAC për projektet me rëndësi kombëtare. Pragjet aktuale janë 25 milionë euro për projektet e transportit dhe 15 milionë euro për energjinë, mjedisin, digjitalizimin, zhvillimin social dhe sektorët e tjerë strategjikë. Në vitin 2025 u miratuan edhe metodologji për studime të plota dhe të thjeshtuara fizibiliteti. Prandaj, problemi nuk është se mungon detyrimi për analizë kosto-përfitim, por se kontrolli mbështetet kryesisht në parashikimet e bëra përpara tenderit dhe zbatimi mbetet i dobët. Komisioni Evropian vazhdon të evidentojë propozime të paplota, mungesë kapacitetesh, vonesa, tejkalime kostosh, mosrespektim të procedurave dhe mosrealizim të investimeve kapitale. Kur tenderi përfundon dhe çmimi real del më i lartë, afatet ndryshojnë ose shfaqen rreziqe të reja, nuk ka gjithmonë një rivlerësim të plotë, të pavarur dhe publik për të përcaktuar nëse projekti vazhdon të ketë vlerë për qytetarët. Si pasojë, një projekt mund të vazhdojë vetëm sepse është miratuar politikisht, edhe kur kostoja reale është shumë më e lartë se ajo e parashikuar.

Anonim · 23.06.2026

2 / 1.000 votaEdhe 998 për mbështetje

Edhe kur në Shqipëri ndërtohen hotele, rrugë, centrale, komplekse banimi ose fabrika, një pjesë e madhe e materialeve, pajisjeve, mobilieve, ushqimeve të përpunuara dhe shërbimeve të specializuara importohen. Bizneset shqiptare shpesh nuk dinë paraprakisht çfarë kërkojnë blerësit e mëdhenj, nuk kanë certifikimet e nevojshme ose nuk arrijnë të konkurrojnë për kontrata të mëdha.

Anonim · 24.06.2026

1 / 1.000 votaEdhe 999 për mbështetje

Në sistemin aktual kushtetues të Shqipërisë, qytetarët zgjedhin përfaqësuesit ose institucionet përmes zgjedhjeve, por nuk kanë një mekanizëm të drejtpërdrejtë për të tërhequr besimin ndaj tyre gjatë mandatit, edhe nëse ato humbasin mbështetjen publike ose dështojnë të përmbushin detyrat e tyre. Kjo krijon një boshllëk në llogaridhënien demokratike: institucionet mund të vazhdojnë mandatin deri në fund, pavarësisht humbjes së besimit të qytetarëve, përveç rasteve kur shkarkohen nga organet kushtetuese sipas procedurave të parashikuara. Ky problem prek: qytetarët, të cilët kanë ndikim të kufizuar midis zgjedhjeve; institucionet e zgjedhura me mandat të rregullt, të cilat nuk përballen me një mekanizëm të drejtpërdrejtë të përgjegjshmërisë ndaj sovranit; vetë sistemin demokratik, pasi mungesa e një "valvule" demokratike mund të rrisë mosbesimin ndaj institucioneve dhe të shtojë tensionet politike.

Anonim · 24.06.2026

1 / 1.000 votaEdhe 999 për mbështetje

Sistemi aktual fiskal është i ndërlikuar, krijon hapësira për evazion, trajtim të pabarabartë dhe pengon investimet e reja. Taksat e larta dhe procedurat komplekse dekurajojnë sipërmarrjen, nxisin informalitetin dhe shtyjnë profesionistët e kualifikuar të kërkojnë mundësi jashtë vendit.

B.S Vjene · 24.06.2026

0 / 1.000 votaEdhe 1.000 për mbështetje

Dhënia e koncesioneve një grupi të caktuar sipërmarrësish, pa respektuar ekonominë e lirë dhe konkurencën dhe parimet e tregut, ka zhvatur buxhetin e shtetit duke varfëruar familjet shqiptare.

Anonim · 23.06.2026

0 / 1.000 votaEdhe 1.000 për mbështetje

Moratorium i plotë mbi prerjen industriale të pyjeve për një dekadë, me gjoba të rënda dhe monitorim satelitor.

Lëvizja e Gjelbër · 14.06.2026

0 / 1.000 votaEdhe 1.000 për mbështetje

Si funksionon

Tri hapa nga ankesa te ndryshimi.

01

Ngri një ide

Përshkruani ndryshimin që dëshironi dhe zgjidhni një kategori. Pa llogari, pa pengesa.

02

Mblidh vota

Qytetarët votojnë pro ose kundër. Idetë më të mbështetura ngjiten lart në listë.

03

Nxit debatin

Kur një ide merr mbi 1.000 vota, tërheq vëmendjen e medias, aktivistëve dhe politikëbërësve.