Program Kombëtar për Zanatet, Industritë Krijuese dhe Formimin Dual
Problemi
Maks. 25 vota në ditë (ide + zgjidhje) · një votë për ide
Zgjidhjet e propozuara
3 zgjidhjeZanatet nuk bëhen tërheqëse vetëm duke hapur kurse, ato duhet të lidhen me cilësinë, prestigjin, të ardhurat dhe mundësinë për të krijuar një markë. Të krijohet etiketa e Ekselencës Shqiptare për bizneset që zotërojnë një mjeshtëri të rrallë, prodhojnë me standard të lartë dhe trajnojnë të rinj. Atelierët e certifikuar duhet të përfitojnë lehtësi fiskale për projektimin, prototipimin, inovacionin dhe transmetimin e zanatit. Të krijohen konkurse ku të rinjtë konkurrojnë në bizhuteri, modë, gastronomi, fotografi, film, punim druri, gur, metal dhe teknologji. Fituesit marrin bursë, pajisje, praktikë ndërkombëtare dhe porosi publike. Shembuj: Franca përdor etiketën Entreprise du Patrimoine Vivant për kompanitë me mjeshtëri të jashtëzakonshme dhe u jep atyre njohje e përfitime konkrete. Në Zvicër, SwissSkills i paraqet profesionet përmes garave kombëtare dhe i kthen të rinjtë më të mirë në modele publike të talentit dhe ekselencës.
Përhershme · zgjidhja e propozuar nga autori
Kampuse të Specializuara të Ekselencës. Shkollat profesionale shqiptare nuk mund të ofrojnë secila laboratorë, pajisje dhe ekspertizë cilësore për çdo profesion. Në vend të programeve të vogla dhe të shpërndara, disa shkolla ekzistuese duhet të kthehen në kampuse të specializuara: një për modën, tekstilin dhe lëkurën, një për gurin, drurin, metalet dhe restaurimin, një për bizhuterinë dhe dizajnin e objekteve, një për fotografinë, filmin, montazhin dhe skenografinë. Kampuset duhet të lidhin shkollat, universitetet, bizneset, atelierët, muzetë dhe institucionet kulturore, ndërsa nxënësit përdorin laboratorë të përbashkët dhe kalojnë me rotacion në disa vende pune.
Programi “Mjeshtër–Nxënës”. Shqipëria ka profesionistë që zotërojnë teknika të rralla në punimin e tekstilit, gurit, drurit, metaleve, lëkurës, bizhuterive dhe restaurimit, por shumë prej këtyre njohurive rrezikojnë të humbasin sepse mjeshtri nuk paguhet për t’ia transmetuar ato brezit tjetër. Çdo vit të përzgjidhen mjeshtër me eksperiencë dhe portofol të provuar, të cilët marrin përsipër formimin disavjeçar të një të riu. Shteti financon një pagesë për mjeshtrin dhe një pagë për nxënësin, ndërsa programi përfundon me një vepër, koleksion ose projekt profesional dhe me një plan për vazhdimin e zanatit. Shembuj: Në Francë, programi Maîtres d’Art–Élèves financon për tre vjet transmetimin e mjeshtërive të rralla drejtpërdrejt nga mjeshtri te nxënësi, sidomos në profesione ku shkollat e zakonshme nuk mund ta zëvendësojnë praktikën në atelier.
Çdo kompani që fiton një tender të madh publik duhet të jetë e detyruar të krijojë vende të paguara për praktikantë dhe persona në formim. Ky detyrim mund të zbatohet jo vetëm për ndërtimin, energjinë, transportin dhe digjitalizimin, por edhe për restaurimin e monumenteve, prodhimet audiovizuale të financuara nga shteti, projektet kulturore, muzetë, teatrot, turizmin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike. Kontrata mund të kërkojë që një përqindje e orëve të punës të realizohet nga praktikantë të regjistruar, ndërsa kompania duhet të raportojë profesionin, orët e formimit dhe përfundimin e kualifikimit. Në këtë mënyrë, fondet publike nuk financojnë vetëm një rrugë, ndërtesë, film ose restaurim, por krijojnë edhe profesionistë të rinj. Në Western Australia, programi Priority Start vendos objektiva të detyrueshme për punësimin dhe formimin e praktikantëve në projektet e mëdha shtetërore. Në Skoci, klauzolat e përfitimit komunitar në prokurimet publike përdoren për të krijuar vende pune, praktika dhe programe formimi për të rinjtë.
Autori ka dhënë tashmë një zgjidhje · 50 vota neto nuk e zëvendësojnë dot atë
