Flamingot Vendosin
← Të gjitha idetë
TjetërAnonim · 23 qershor 2026

Standardizimi i sipërfaqes në shitjen e banesave

Problemi

Në Shqipëri një nga faktorët që fryn çmimet e banesave është mungesa e njër standardi ligjor për matjen e sipërfaqes. Shitësit përfshijnë shpesh ballkonet, terracet, bodrumet dhe hapësirat e përbashkëta si metër katror banimi i plotë dhe blerësi paguan çmim të lartë për hapësira që në realitet nuk i banon. Nuk ka asnjë detyrim për të dalluar sipërfaqen e banimit nga ajo ndihmëse, dhe nuk ka asnjë sanksion kur deklarimet janë të fryra.
5 / 1.000 votaEdhe 995 për mbështetje

Maks. 25 vota në ditë (ide + zgjidhje) · një votë për ide

Zgjidhjet e propozuara

0 zgjidhje
Zgjidhja e autorit

Të miratohet një standard i detyrueshëm dhe unik për llogaritjen e sipërfaqes së banesave në çdo kontratë shitjeje, premtim shitjeje dhe reklamë publike. Sipërfaqja e banimit duhet të përfshijë vetëm hapësirat e brendshme të mbyllura, pas zbritjes së mureve, ndarëseve dhe elementeve të tjera strukturore, duke respektuar një lartësi minimale të përcaktuar të tavanit. Të përcaktohet qartazi se cilat hapësira ndihmëse përjashtohen nga sipërfaqja e deklaruar për shitje dhe të kërkohet që ato të paraqiten veçmas në kontratë dhe në çdo reklamim publik. Sipërfaqja e deklaruar duhet të matet dhe të certifikohet nga një inxhinier ose ekspert i licencuar përpara nënshkrimit të kontratës. Nëse sipërfaqja reale rezulton më e vogël se ajo e deklaruar, blerësi duhet të ketë të drejtën të kërkojë uljen proporcionale të çmimit ose zgjidhjen e kontratës. Zhvilluesi ose shitësi që deklaron sipërfaqe të pasakta duhet t’u nënshtrohet gjobave të përcaktuara në raport me vlerën e kontratës. Ku është aplikuar tashmë Franca e miratoi Loi Carrez në 1996, detyron shitësin të deklarojë sipërfaqen e saktë të banesës sipas një metode të standardizuar. Belgjika dhe Zvicra zbatojnë të njëjtën metodë llogaritjeje si Franca. Holanda ka standardin NEN 2580, që dallon qartë sipërfaqen e banimit nga depot, garazhet dhe hapësirat e tjera, dhe raporti duhet të bëhet nga agjenci e certifikuar.

Përhershme · zgjidhja e propozuar nga autori

Autori ka dhënë tashmë një zgjidhje · 50 vota neto nuk e zëvendësojnë dot atë