Qendra Publike Rajonale për Diagnostikim dhe Ndërhyrje të Hershme
Problemi
Maks. 25 vota në ditë (ide + zgjidhje) · një votë për ide
Zgjidhjet e propozuara
0 zgjidhjeTë krijohet të paktën një qendër publike multidisiplinare në çdo qark për fëmijët me vështirësi zhvillimore apo me çrregullime neuro-zhvillimore. Qendrat duhet të ofrojnë në të njëjtin sistem: - vlerësim dhe diagnostikim - logopedi; - psikologji; - terapi okupacionale; - ndërhyrje zhvillimore; - këshillim për familjen; - koordinim me kopshtin dhe shkollën. Çdo fëmijë duhet të ketë një koordinator rasti, i cili ndjek procesin nga referimi deri te terapia dhe integrimi në shkollë. Portugalia – SNIPI. Ekipet lokale multidisiplinare mbështesin fëmijët 0–6 vjeç me vështirësi zhvillimore, hartojnë plan individual dhe koordinojnë familjen, kopshtin dhe shërbimet. Anglia- NHS Child Development Centres. Qendrat publike ofrojnë vlerësim dhe ndjekje nga pediatër, psikologë, logopedë, terapistë okupacionalë dhe specialistë të tjerë. Italia-NPIA/UONPIA. Shërbimet publike territoriale ofrojnë diagnostikim, terapi dhe rehabilitim për autizmin, ADHD-në dhe çrregullime të tjera neurozhvillimore, në bashkëpunim me familjen dhe shkollën. Franca-Centres d’action médico-sociale précoce, CAMSP, ofrojnë për fëmijët nga lindja deri në moshën gjashtëvjeçare zbulim të hershëm, diagnostikim, trajtim, rehabilitim, mbështetje për familjen dhe ndihmë për integrimin në çerdhe ose shkollë
Përhershme · zgjidhja e propozuar nga autori
Autori ka dhënë tashmë një zgjidhje · 50 vota neto nuk e zëvendësojnë dot atë
