← Të gjitha idetë
ArsimiAnonim · 23 qershor 2026
Ndalim i drejtimit akademik për persona me plagjiaturë të provuar
Problemi
Një universitet nuk mund të udhëhiqet me standarde të dyfishta. Kur persona me plagjiaturë të provuar ose shkelje të rënda etike mbajnë poste drejtuese, mesazhi për studentët dhe stafin është se karriera vlen më shumë se ndershmëria.
8 / 1.000 votaEdhe 992 për mbështetje
Maks. 25 vota në ditë (ide + zgjidhje) · një votë për ide
Zgjidhjet e propozuara
0 zgjidhjeZgjidhja e autorit
Të vendoset me ligj ose rregullore universitare që çdo person me plagjiaturë të provuar, falsifikim akademik ose shkelje të rëndë të integritetit të mos ketë të drejtë të mbajë poste drejtuese, të jetë pjesë e komisioneve të promovimit ose të vendosë për karrierën akademike të të tjerëve për një periudhë të përcaktuar.
Përhershme · zgjidhja e propozuar nga autori
Autori ka dhënë tashmë një zgjidhje · 50 vota neto nuk e zëvendësojnë dot atë
