Flamingot Vendosin
← Të gjitha idetë
ShëndetësiaAnonim · 23 qershor 2026

Vlerësimi i Standardizuar dhe Multidisiplinar i Çrregullimeve Neuro-Zhvillimore

Problemi

Diagnostikimi i autizmit, ADHD-së, disleksisë dhe vështirësive të tjera neurozhvillimore nuk mund të mbështetet në një test të vetëm. Ekzistojnë shumë lloje testesh dhe rezultatet mund të ndikohen nga mosha,gjinia, gjuha, zhvillimi, mjedisi familjar dhe vështirësi të tjera që mund të ketë fëmija. Kur vlerësimi bëhet nga një profesionist i vetëm ose pa një protokoll të përbashkët (rasti i Shqipërisë), familjet mund të marrin përfundime të ndryshme për të njëjtin fëmijë, duke vonuar diagnozën si dhe ndërhyrjen.
3 / 1.000 votaEdhe 997 për mbështetje

Maks. 25 vota në ditë (ide + zgjidhje) · një votë për ide

Zgjidhjet e propozuara

0 zgjidhje
Zgjidhja e autorit

Të krijohet një protokoll kombëtar i detyrueshëm për vlerësimin e fëmijëve me shenja të autizmit, ADHD-së, disleksisë, çrregullimeve të komunikimit dhe vështirësive të tjera neurozhvillimore. Vlerësimi të kryhet nga një ekip multidisiplinar që përfshin, sipas nevojës: - pediatër ose neuropsikiatër për fëmijë - psikolog - logoped - terapist okupacional - specialist të zhvillimit dhe arsimit. Testet e standardizuara duhet të përdoren si pjesë e vlerësimit, por jo si zëvendësim i gjykimit profesional. Vlerësimi duhet të fillojë brenda një afati të përcaktuar dhe familja të ketë një pikë të vetme kontakti gjatë gjithë procesit.

Përhershme · zgjidhja e propozuar nga autori

Autori ka dhënë tashmë një zgjidhje · 50 vota neto nuk e zëvendësojnë dot atë