Asnjë Projekt i Madh pa Kontroll të Pavarur dhe Rivlerësim Pas Tenderit
Problemi
Maks. 25 vota në ditë (ide + zgjidhje) · një votë për ide
Zgjidhjet e propozuara
0 zgjidhjeÇdo projekt i madh publik, koncesion ose PPP të kalojë në tri porta të detyrueshme kontrolli. Në fazën e parë, përpara përfshirjes në buxhet, institucioni propozues duhet të publikojë problemin që projekti synon të zgjidhë, alternativat e mundshme, koston e ndërtimit dhe mirëmbajtjes, si dhe përfitimet ekonomike, sociale dhe mjedisore. Në fazën e dytë, përpara hapjes së tenderit, analiza duhet të kontrollohet nga një njësi teknike e pavarur nga institucioni që propozon projektin. Kjo njësi shqyrton nëse kostot janë realiste, nëse projekti është i përballueshëm dhe nëse ekzistojnë alternativa më të lira. Në fazën e tretë, pas marrjes së ofertave dhe përpara nënshkrimit të kontratës, analiza kosto–përfitim duhet të përditësohet me çmimin real të ofertës fituese, afatin përfundimtar, kostot e mirëmbajtjes dhe rreziqet e identifikuara gjatë tenderit. Kur oferta fituese është mbi një limit të vendosur më e lartë se kostoja e miratuar, ose kur projekti ndryshon ndjeshëm ose kur përfitimet nuk e justifikojnë më koston, ai duhet të kalojë automatikisht për miratim të ri. Projekti mund të ndryshohet, të ritenderohet ose të anulohet. Kontrata nuk duhet të nënshkruhet dhe fondet nuk duhet të disbursohen pa përfunduar rivlerësimi. Të gjitha analizat, opinionet dhe vendimet duhet të publikohen në një faqe të vetme për secilin projekt. Pas përfundimit duhet të publikohet edhe një raport që krahason koston, afatin dhe përfitimet e premtuara me rezultatet reale. Ky sistem nuk pengon investimet, por ndalon që një projekt të vazhdojë automatikisht vetëm sepse është shpallur më parë prioritet. Vendimi përfundimtar merret mbi kostot dhe kushtet reale, jo vetëm mbi parashikimet fillestare. Shembuj: Irlandë: Infrastructure Guidelines - Approval Gates 1, 2 dhe 3 Mbretëri e Bashkuar: The Green Book - Five Case Model - SOC, OBC dhe FBC Norvegji: Statens prosjektmodell –-QA1 dhe QA2
Përhershme · zgjidhja e propozuar nga autori
Autori ka dhënë tashmë një zgjidhje · 50 vota neto nuk e zëvendësojnë dot atë
