←Të gjitha idetë1 zgjidhje
DrejtësiaAna · 23.07.2026
Rishikim i hartes gjyqesore permes krijimit te tre Gjykatave te Apelit
Problemi
Me hyrjen në fuqi të hartës së re gjyqësore, në 1 shkurt 2023 shqyrtimi i të gjitha çështjeve në apel u përqendrua në një të vetme Gjykata e Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Ky riorganizim ka sjellë mbingarkesë të konsiderueshme të kësaj gjykate, e cila, për shkak të rolit të saj në dhënien e vendimeve të formës së prerë për një numër të madh çështjesh, zë një vend me rëndësi të veçantë në sistemin gjyqësor.
Aktualisht, në Gjykatën e Apelit ushtrojnë funksionin vetëm 42 gjyqtarë, ndërkohë që organika parashikon 78 të tillë. Si pasojë e këtij mungese të theksuar të burimeve njerëzore dhe përqendrimit të kompetencave në një gjykatë të vetme, është krijuar një stok prej rreth 57 000 dosjesh, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme në shqyrtimin e çështjeve dhe duke cenuar të drejtën e qytetarëve për një gjykim brenda një afati të arsyeshëm.
Voto këtë ide
1 / 1.000 votaEdhe 999 për mbështetje
Maks. 25 vota në ditë (ide + zgjidhje + komente) · një votë për artikull
Përgjigjet e komunitetit
Zgjidhjet e propozuara
Zgjidhja e autorit
Në këto kushte, paraqitet e nevojshme rishikimi i hartës gjyqësore përmes krijimit të tre Gjykatave të Apelit, të vendosura në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë. Një organizim i tillë do të mundësonte shpërndarje më të drejtë të ngarkesës së çështjeve, uljen e stokut të dosjeve, rritjen e efikasitetit të sistemit gjyqësor dhe përmirësimin e aksesit të qytetarëve në drejtësi.
Ana · 23.07.2026
Autori ka dhënë tashmë një zgjidhje · 50 vota neto nuk e zëvendësojnë dot atë
