Krijimi i Këshillit Kombëtar për Mbrojtjen e Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore
Problemi
Voto këtë ide
Maks. 25 vota në ditë (ide + zgjidhje + komente) · një votë për artikull
Përgjigjet e komunitetit
Zgjidhjet e propozuara
Këshilli Kombëtar për Mbrojtjen e Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore është një institucion i ri kushtetues dhe i pavarur, i krijuar për të garantuar që çdo projekt ndërtimi ose zhvillimi që prek zonat e mbrojtura mjedisore apo trashëgiminë kulturore të shqyrtohet në mënyrë transparente, të bazuar në prova shkencore dhe me pjesëmarrje demokratike. Këshilli nuk zëvendëson Kuvendin, Qeverinë apo pushtetin vendor. Ai vepron si një mekanizëm kushtetues mbrojtës, duke siguruar që vendimet që mund të shkaktojnë dëme të pakthyeshme ndaj pasurisë natyrore dhe kulturore të Shqipërisë të mos varen vetëm nga interesat afatshkurtra politike apo ekonomike. Keshilli përfshin qytetarë të përzgjedhur me short dhe ekspertë të pavarur për të garantuar vendime të balancuara, transparente dhe të bazuara në shkencë. 2. Objektivat ● Mbrojtja e mjedisit dhe trashëgimisë ● Ulja e ndikimit politik dhe korrupsionit ● Përmirësimi i cilësisë së projekteve ● Rritja e besimit publik ● Balancimi i zhvillimit me interesin afatgjatë 3. Si Funksionon Çdo projekt në zona të mbrojtura duhet të miratohet nga Këshilli përpara ndërtimit. Ai shqyrton raportet mjedisore, ekonomike dhe teknike, zhvillon dëgjesa publike dhe merr vendim të arsyetuar. Pa miratimin e tij, projekti nuk mund të vazhdojë. 4. Përbërja e Këshillit 30 anëtarë: ● 18 qytetarë të përzgjedhur me short ● 12 ekspertë akademikë Mandate të shkurtra dhe pa rizgjedhje të menjëhershme për të shmangur ndikimin dhe korrupsionin. 5. Parandalimi i Korrupsionit ● Përzgjedhje me short ● Rotacion i shpeshtë ● Deklarim interesi ● Ndalim kontaktesh private ● Sanksione penale për ndikim 6. Transparenca Të gjitha mbledhjet dhe dokumentet janë publike, të transmetuara dhe të arkivuara. Qytetarët mund të japin komente dhe kundërshtime. 7. Inicion Gjykaten Kushtetuese Projektet mund të shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese, duke pezulluar punimet deri në vendim.
Autori ka dhënë tashmë një zgjidhje · 50 vota neto nuk e zëvendësojnë dot atë
