← Të gjitha idetë
ArsimiAnonim · 23 qershor 2026
Komisione të jashtme dhe ndërkombëtare për promovimet akademike
Problemi
Kur promovimet akademike vlerësohen vetëm brenda të njëjtit universitet ose rrjet institucional, rritet rreziku i klientelizmit, presionit, reciprocitetit dhe vendimeve jo meritokratike. Kjo dekurajon njerëzit e aftë dhe mbron mediokritetin e organizuar.
4 / 1.000 votaEdhe 996 për mbështetje
Maks. 25 vota në ditë (ide + zgjidhje) · një votë për ide
Zgjidhjet e propozuara
0 zgjidhjeZgjidhja e autorit
Për çdo promovim në gradë të lartë akademike, të kërkohet vlerësim nga ekspertë të jashtëm, përfshirë së paku një vlerësues ndërkombëtar të pavarur në fushën përkatëse. Raportet e vlerësimit të jenë të dokumentuara, të arkivuara dhe pjesërisht publike, duke respektuar të dhënat personale.
Përhershme · zgjidhja e propozuar nga autori
Autori ka dhënë tashmë një zgjidhje · 50 vota neto nuk e zëvendësojnë dot atë
